Lyon dhe Manchester United spektakël golash

Lyon dhe Manchester United spektakël golash

Lyon dhe Manchester United kanë barazuar në përballjen e tyre të parë cerekfinale. Në ndeshjen e vlefshme për Europa League përfundoi me një rezultat 2-2. Ishin vendasit ata që kaluan në epërsi të parët. Me një lojë të mirë ata arritën që të shkëputeshin dhe të krijonin kështu mundësinë e golit. Onanas ishte ai I cili gaboi për United, Thiago Almada përfitoi prej tij duke shënuar kështu golin e parë.

Por, pjesa e parë nuk u mbyll në epërsinë e këtij goli. Rikthimi I United nuk u prit, ata arritën që në kohën shtesë të pjesës së parë të shënonin. Barazimi I shifrave para se të mbylljen pjesa e parë I coi ekipet në dhomat e zhveshjeve 1-1. Rikthimi në pjesën e dytë ishte tepër I mirë për vendasit që kërkuan të kalonin në vantazh. Alexandre Lacazette, Corentin Tolisso  dhe Georges Mikautadze nuk mundnën të realizonin dot golat në daljet e tyre.

Lyon dhe Manchester United spektakël golash
Lyon dhe Manchester United spektakël golash

Drejt fundit të ndeshjes ishte pikërisht asis I Bruno Ferndandes I cili e gjen Joshua Zirkzeen I gatshëm që të shënojë golin e tij. Në këtë moment ekipi shkon në epërsinë e një goli ku e con sfidën në 2-1. Presioni për anglezët shtohet më tej në këtë sfidë. Ata nuk dëshironin të merrnin një rezultat negativ, kjo nga rritmi I lojës që ta ndoqën.

Ishte pikërisht Ryan Cherki I cili në minutat shtesë të pjesës së dytë arriti që të gjejë golin e barazimit. Sfida përfundoi me një rezultat 2-2, ekipet përgatiten për ndeshjen e tyre të kthimit që zhvillohet pas një jave.