Ertit Berisha me një rikthim të mundshëm në këtë sezon. Periudhë aspak e favorshme për portierin e kombëtares Shqiptare. Berisha pritet të ketë një rikthim pas një pauze të gjatë për të. Rikthimi I tij shihet I mundur në kampionatin suedez me ekipin e Hackenit. Portieri I parë I këtij ekipi Andreas Linde pritet të bëjë një mungesë tepër të gjatë në ekipin e tij. Kjo për shkak të një lëndimi ai shihet larg nga ekipi, me një boshllëk që do të duhet të plotësohet më tej.
Dëmtimi I tij muskulor pritet ta lejë Hackenin pa një portier në dy deri tre muajt e ardhshëm. Në këtë situatë të ndodhur ekipi është në kërkim të një portieri të parë, cka transferimin ose angazhimin nuk do e kishte të pamundur. Duke qenë se është në javët e fundit të sezonit rikthimi I tyre do të duhet të jetë në këtë kampionat.
I mbetur pa një klub pas largimit të tij nga Emploi në sezonin e shkuar. Berisha shihet si opsioni më I mundur për të bërë këtë zvendësim. Konsiderohet një rikthim I natyrshëm për të në një kampionat që e ka njohur më parë. 36 vjecari ka luajtur më herët në këtë kmapionat me ekipin e Kalmarit. Ertit Berisha ka pasur një karrierë të gjatë në angazhimin e tij në futboll. Ai më herët ka luajtur në serinë A duke u bërë pjesë e ekipeve të rëndësishme atje. Atalantës, Lazios, SPAL-it, Torinos dhe Empolit janë ekipiet ku ai ka mbrojtur portën.

Me 163 ndeshje në këtë kampionat, gjithashtu dhe në Kombëtaren Shqipëtare duke qenë pika kyce në më shumë se 80 ndeshje. Ai ka shërbyer në dy kompeticionet më të rëndësishme sportive Francë 2016 dhe Gjermani 2024.