Chelsea me një ofertë ndaj Rodrygo të Real Madrid

Chelsea me një ofertë ndaj Rodrygo të Real Madrid

Chelsea ka një objektiv tepër ambicioz në këtë sezon. Ekipi kërkon që gjatë merkatos të bashkojë pranë saj një seri yjesh. Një prej më të përfolurëve është anësori I Real Madrid Rodrygo. Ekipi anglez ka përgatitur një ofertë e cila vlen plot 120 milioen euro. Me një kontratë të vlefshme deri në qershorin e viti 2028 ata synojnë brazilinain në ekipin e tyre.

Deri më tani Braziliani ka mundur të shënojë 13 gola dhe të jetë gjithashtu pjesë e dhjetë asisteve. Me shumë më pak minuta në fushën e lojës ai nuk ka mundur të tregojë më shumë për veten e tij. Konkurenca mes Vinicius dhe Kylian Mbappe është tepër e ashpër cka e bën që ai të ketë shumë më pak minuta. Ndoshta kjo ofertë mund të jetë nxitëse në një eki që ka projektuar për të një rol të rëndësishëm.

Chelsea me një ofertë ndaj Rodrygo të Real Madrid
Chelsea me një ofertë ndaj Rodrygo të Real Madrid

Enzo Maresca ka një vizion të një tresheje në sulm cka e konsideron të rëndësishëm këtë afrim. Rodrygo, Cole Palmer dhe Nico Jackson mund ta shndërojnë Chelsea në sezonin e ardhshëm një ndër ekipet më të mira dhe të jenë shumë më konkures dhe në kompeticionin europian. Të vendosur në vendin e katërt të tabelës me shtatë ndeshje të mbetura ata do të duhet të jenë një hap drejt përgatitjes për këtë kompeticion.

Detyra e ekipit shihet në përforcimin që kërkojnë, rodrygo mbriti në Real Madrid në 2019. Transferim I cili kushtoi 45 milion euro nga Santos. Drejtuesit mund ta shohin të vlefshëm këtë ofertë për yllin e tyre duke qenë se kanë ende mundësi zvendësimi. Asgjë nuk është e konfirmuar në të dy krahët e skuadrave.