Milan triumfon ndaj Udinese, shënon katër gola

Milan triumfon ndaj Udinese, shënon katër gola

Milan ka mundur të shënojë një fitore të thellë ndaj Udinese. Ekipi I serisë A I cili është duke u përpjekur për ngritjen e tij në tabelë ka mundur të sigurojë një fitore në fushën e lojës. në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 ata mundën të siguronin një fitore 4-0. Që prej nisjes së lojës ekipi ishte në avantazh duke pasur një rast në fillim të saj. Ishte pikërisht Reijnders I cili pati rastin e tij përballë me portën por u ndal nga portieri vendas.

U deshën plot 42 minuta lojë që Milan të kishte mundësi të shënonte golin e saj të parë. Rafael Leaos ishe ai I cili e bëri të mundur këtë realzim duke shënuar një gol nga distanca. Epërsia e golit e shtuhu ekipin më të bindur drejt sulmit. U deshën vetëm disa minuta lojë që Milan të dyfishojë rezultatin e saj me  Strahinja Pavlovic. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Cka I coi në dhomat e zhveshjes kuqezinjtë shumë më të bindur për fitore.

Milan triumfon ndaj Udinese, shënon katër gola
Milan triumfon ndaj Udinese, shënon katër gola

Nisja e pjesës së dytë premtoi disa raste të ndryshëm për të thelluar më tej rezultatin duke krijuar kështu mundësinë e një goli. Në minutën e 74 Theo Hernandez arrin të shënojë golin e tretë për ekipin. Në një aksion ku ishte tërësisht I vetëm arrin që në përballje me portierin të triumfojë. Pikërisht Hernandez I cili në aksionin e fundit asistoi për Tijjani Reijnders I cili realzioj golin e katërt në këtë sfidë. Një sfidë e cila u ndal me kaq pavarësisht golit në minutën e 85 I cili u cilësua si I parrgeullt. Me këtë fitore Milan gjendet në kuotën e 51 pikëve në tabelë në vendin e nëntë.