Salah së fundi ka përcaktuar të ardhmen e tij. Ekipi I Liverpool tashmë do të jetë I plotësuar me gjigandin e futbollit I cili për një kohë të gjatë ka qenë I paqëndrueshë,. Qëndrimi I salah është shoqëruar me një seri dyshimesh nëse do të jetë apo jo. Në Liverpool këtë sezon ai ka shkëlqyer dhe ka mundur që së fundmi të lidhjë një kontratë pesë vjecare me ekipin. Qëndrimi I tij në ekip është mbështëtur padyshim ka të gjithë mbështetësit dhe drejtuesi teknik. Ndër të paktët lojtarë që vazhdon të luajë me të njëjtin rritëm dhe pas kaq kohë në ekip.
Arne Slot, në rinovim e cilësoi egjiptianin si motorin e ekipit. Tepër I domosdoshëm për vazhdimin e rrugëtimit të tij në këtë kampionat. Salah gjatë këtij sezoni ka shënuar 27 gola në Premier Ligë, duke qenë një ndër pretendetët kryesorë për Këpucën e Artë. Por, rinovimi I kontratës së tij me Liverpool prek njëherësh qëndrimin e Luis Diaz në ekip. Sulmuesi Kolumbian ka një kontratë dy vjecare që është e vlefshme me ekipin.

Në këtë angazhim me Liverpool ai ka qenë në 142 ndeshje duke pasur mundësi të shënojë 38 gola. Po ashtu ka shërbyer dhe 23 asistime, 28 vjecari ka krijuar një figurë tepër të mirë në ekip. Transferimi I tij është bërë për 45 milion euro nga Porto. Vlera e tij aktuale është 75 milion euro, cka e shtyn ekipin për një transferim të mundshëm. Por, Diaz ka vazhdimisht interes nga ekipi I Barcelonës për të qenë pranë katalanasve. Ende nuk dihet nëse Liverpool do të ndërmrë këtë vendim për të shitur lojtarin.