Sfida e cila kërkoi Real Madrid të shtyhej për shkak të angazhimeve të shumta të ekipit përfundoi në favorin e tyre. Real Madrid arriti të shënojë në këtë sfidë fitoren e tyre, me vetëm një gol ata arrijnë të mbyllin javën e 31 të La Ligës me sukses. Dy sfida të mëparshme të tyre në La Liga një humbje dhe në UEFA Champions përsëri. E bënë shumë më të vështirë për ta këtë përballje. Rrugëtimi I tyre I ngjeshur ishte një presion tjetër në këtë sfidë për të përcaktuar të ardhme.
Me disa ndryshime të rëndësishme në formacion ata e nisën këtë sfidë tepër mirë. Pikërisht prej fillimit të lojës një rast ishte për Arda Guler I cili nuk mundi të shënonte. Fati nuk ishte me ta në minutën e 19, ku mundën të shënonin me Raul Asenico. Një gol I cili u anulua prej VAR për shkak të pozicionit jashtë loje. Eduardo Camavinga, ishte pikërisht ai që në minutën e 34, hapi sfidën me një gol. Goli I cili dha më shumë siguri në ekip për vazhdimin e sfidës.

Por, ndjeshja morri një tjetër trajektore në minutën e 38. Kylian Mbappe bën një ndërhyrje aspak të përshtatshme ku ndëshkohet me kartonin e kuq. Karton I cili e riskon ekipin që të jetë në 45 minutat e pjesës së dytë me dhjetë lojtarë. Rikthimi në lojë ishte tepër I qetë me Real I cili u përpoq që të ruajë avantazhin. Nuk ngeli dhe pa ndëshkuar ekipi kundërshtar me Manu Sanchez. Mbrojtësi I Alaves bën një ndërhyerje aspak të rregullt duke dalë nga loja në minutën e 70.
Real realzioj kështu fitoren ne 20 në këtë kampionat ku ndodhet në kuotën e 66 pikëve. Vetëm katër pikë diferencë ata janë duke luftuar me Barcelonën për kryesinë.