Donat Rrudhani vlerësohet ndër më të mirët në Zvicër

Donat Rrudhani vlerësohet ndër më të mirët në Zvicër

Në javën e 32 të kampionatit elitar në Zvicër, Luzerni e mbyll me një fitore. Pesë gola të shënuar ndaj Young Boys kundrejt një porte të pastër është një rezultat fantastik që ata kanë mundur të shënojnë në këtë sfidë. Padyshim që një rol tepër të rëndësishëm në këtë sfidë ka luajtur dhe Donat Rrudhani. Lojtari I Kosovës arriti që të shënojë gol dhe të bëjë asistime tepër të rëndësishme në ktë fitore të arritur nga klubi I tij.

Një formë e mirë e tij nuk ka ngelur pa u vlerësuar dhe prej site të statistikave Sofascore. Forma e mirë e tij në fushën e lojës është vlerësuar pikërisht me 7.9. Notë e cila e cilëson si ndër më të mirët në fushën e lojës për performancën që ka bërë në këtë sfidë. Nuk është e vetmja duke qenë se Rrudhani ka një eksperiencë tepër pozitive me klubin e Luzernit.

Sfida për të rezultoi me plot 18 pasime të cilat ishin të sakta dhe të kompletuara. Katër dule kundrejt kundërshtarëve të cilat u fituan në mënyrë të qëndrueshme. Po ashtu në këtë vlerësim ndikoi dhe një ndërhyrje tepër e saktë ndaj kundërshtarit.

Donat Rrudhani vlerësohet ndër më të mirët në Zvicër
Donat Rrudhani vlerësohet ndër më të mirët në Zvicër

25 ndeshje është pjesëmarrja e tij në këtë kampionat gjatë këtij sezoni. Performanca e tij e mirë e ka lejuar që më herët të shënojë dhe të realziojë tetë gola. Gjithashtu, ka shërbyer me sukses dhe pesë asistime.

Rrudhani ka qenë I ftuar dhe në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje në përballjen e fundit duke qenë se ka pasur pengesën e një dëmtimi. Qëndrueshmëria e tij në fushën e lojës e bën një ndër lojtarët më të vlersuar në ekip.