Vllaznia arrin të marrë një fitore të thellë ndaj Dinamos. Në javën e 34 të kampionatit ata arrijnë të sigurojnë kualifikimin e tyre për në play off. Sistemi I Final four do ti vendosë ato në një gjysmëfinale për të përcaktuar se cilët do të jenë finalistët e këtij sezoni. Ndeshja e funidt për këtë kualifikim ishte përballë Dinamos. Ekipi I tiranës I cili tashmë është kualifikuar së bashku me Egnatian në këtë play off.
Sfida nisi me një gol në minutën e 26 të vendasve. Ishte pikërisht Qato I cili bëri të mundur hapjen e kësaj sfide me një gol. Më tej presioni I shkodranëve vazhdoi por pa rezultat për të shënuar më tej. Në mbyllje të pjesës së parë në të dy kampet nuk pati zhvillime të tjera.
Rikthimi në pjesën e dytë të lojës sjell më shumë lojë intensive në të dy kampet. Por, avantazhi qëndron përsëri për Vllanzinë e cila e gjen të mundur të shënojë përsëri me Dodaj. Në minutën e 64 ai gjen të mundur të cojë topin në rrjetë duke realziuar kështu golin e dytë në këtë sfidë.

Ndërime të ndryshme në të dy kamet I shoqëruan minutat në vazhdim por për të dy ekipet nuk u pa e mundur që të shënonin. Në mbyllje të pjesës së parë Bekim Balaj e gjen mundësinë që të shënojë për ekipin e tij golin final. Gol cili e vulosi fitoren e shkodranëve dhe njëherësh kualifikimin e tyre. Tashmë shkodranët shkojnë në përgatitje jo vetëm për play off Superiore. Por janë gjithashtu prezentë dhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.