Luka Modric pritet të largohet nga Real Madrid si lojtar I lirë. Për mesfushorin kroat kontrata përfundon në fund të këtij sezoni. Njëherësh Reali duket se nuk e ka në plan një rinovim të kësaj kontrate. 13 vite ka qenë pjesë Modric në ekipin e Los Blancos.
39 vjecari ka shërbyer në një rol kyc në ekip duke qenë pjesë e disa sukseseve në vazhdim. Por mesa duket e ardhmja e tij pritet të jetë jashtë Real Madird duke synuar se ku do të pozicionohet. Pikërisht, në një ekip ku fryma e re është shumë më prezente për të mbetet më pak hapësirë.
Në këto vite të fundit shihet se investimi kryesor I ekipit mbeten moshat e reaj dhe pritet që për këtë fakt ekipi të mos ofrojë një rinovim të kontratës për Luka Modric. Edhe pse ai cilësohet si një ndër mesfushorët më të mirë në botë ende nuk ka një përcaktim se si do të jetë e rardhmja e tij.
Ekipi madrilen është duke u përpjekur që të arrijë një marveshje brenda kornizave që ata përcaktojnë. Në të kundërt do të vendosin që ta lenë atë të shkojë pa asnjë pengesë në përfundim të kontratës.

Real e ndjen të nevojshëm që të ketë lojtarë të rrinj në fronin e saj të lojës. Kjo sepse ekipi po tregon që do të jetë I pranishëm në shumë kompeticione duke pasur kështu një ngarkesë. Lodhja si një faktor ndikues në fushën e lojës ndikon gjithashtu dhe prej moshës së secilit lojtar. P
Pavarësisht të ardhmes, ai do të jetë në ndeshjen e kthimit të Arsenal në Champions, ku do e presin në shtëpi.