Inter është duke shkuar në ndeshjen e dytë cerekfinale. Ecuria e tyre në UEFA Champions League këtë sezon ka qenë mjaft e mirë. Ata kanë mundur që të regjistrojnë më pak humbje se cdo ekip tjetër pjesëmarrës. Ky rezultat e bën shumë më optimist ekipin i cili kërkon që të marrë një mundësi të artë në këtë avantazh.
Udhëtimi i parë i tyre në këtë cerekfinale shkoi shumë mirë. Ata arritën që Bernabeun ta kthenin në një arenë në favorin e tyre. Fitore e cila e lejoi ekipin që të ketë avantazhin e një goli. 1-2 është rezultat që e lejon ekipin të ketë epërsinë.
San Siro do të jetë arena e tyre në këtë ndeshje. Përballja e tyre në shtëpi mund të sigurojë më tej pozitën e tyre për të pasur mundësi të artë. Megjithatë nuk pritet të jetë një sfidë e thjeshtë. Ata do të duhet të luajnë në disa ekulibra tepër të vecantë. Duke qenë se do të jenë të vendosur përballë një mundësie për të humbur disa emëra të rëndësishëm në gjysmë finale.

Lautaro Martinez, mesfushorët Nicolo Barella e Henrikh Mkhitaryan si dhe mbrojtësit Benjamin Pavard, Alessandro Bastoni e Denzel Dumfries. Janë përballë rezikut që të humbasin gjysmëfinalen në rast se ata gjenden përballë një ndëshkimi në këtë sfidë. Në këtë mënyrë ekipi do të duhet të jetë në disa ekulibra në këtë sfidë për të pasur mundësinë që të jetë i plotë nëse arrin në gjysmëfinale