Lojtarët e Kombëtares Shqiptare janë duke kaluar një periudhe tepër të mirë në ekipet ku ata angazhohen. Të shndëruar në titullarë dhe lojtarë kyc ata arrijnë kështu në nivelet më të larta të futbollit europian dhe jo vetëm. Sinjale pozitive kanë ardhur prej europës me angazhimin e tyre dhe në lojën e kësaj jave. Shumica e lojtarëve zbritën si titullarë në fushën e lojës. Në klubet që ata përfaqësojnë morrën minutat e duhura në fushën e lojës duke qenë që prej fillimit. Vetëm dy prej tyre e nisën lojën e tyre prej stolit. Kjo tregon një ecuri tepër të mirë lër ta në fushën e lojës.
Julian Shehu është një prej tyre, mesfushori i kombëtares e nisi ndeshjen e tij si titullar. I përfshirë në kampionatin polak ai ka mundur të tregojë formën e tij më të mirë. Në ecurinë e tij pozitive përfshihet dhe goli i tij i tretë i realizuar. Ky gol vjen në ndeshjen e tij të tretë radhazi. Kjo e bën që ai të ketë një formë të shkëlqyer duke synuar më shumë.

Gjithashtu dhe prej Anglisë vijnë disa lajme tepër të mira për Armando Brojën. Ai luajti si titullar në ndeshjen e fundit me Everton. Kjo e vendos atë në një pozitë për të ardhmen e tij duke vendosur se cila do të jetë ajo. Të angazhuar prej minutës së parë në lojë ishin gjithashtu dhe: Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.