Perez motivon ekipin, shpërblim në rast triumfi ndaj Arsenal

Perez motivon ekipin. Shpërblim në rast triumfi ndaj Arsenal

Florentino Perez ka ofruar një bonus të majmë për lojtarët e Real Madrid. Kusht I përfitimit prej saj padyshim është triumfi I tyre në UEFA Champions League. Nëse ata arrijnë të kthejnë rezultatin në ndeshjen e tyre me Arsenal do të kenë mundësi të përfitojnë prej jnë bonusi bujar. Përballja e tyre e parë ishte një humbje në udhëtimin në Angli. Me tre gola diferencë ata do të duhet të ndeshen në shtëpi për të pasur mundësinë që të prekin gjysmëfinalet.

Në fundjavë ata arritën të triumfonin ndaj Alaves në shtëpi. Një sfidë e cila ishte në favorin e tyre me një gol diferencë. Një vizitë të vecantë kanë pasur në dhomat e zhveshjes nga Presidenti I klubit Florentino Perez. Perez ka shorehur mbështetjen e tij ndaj lojtarëve dhe njëherësh ka shpërndarë dhe mesazhe motivuese për ta. Në media qarkullon gjithashtu se përvec mbështetjes shpirtërore që ai ka ndarë ndaj klubit padyshim ka bërë me dije se do të ketë dhe një bonus për klubin.

Perez motivon ekipin. Shpërblim në rast triumfi ndaj Arsenal
Perez motivon ekipin. Shpërblim në rast triumfi ndaj Arsenal

Mesazh I cili vjen përpara një periudhe tepër të rëndësishme për ekipin I cili është në luftën e tij të vazhdueshme për të shkuar më tej në këtë rrugëtim. Pavarësisht humbjes së tyre në Emirates Stadium ekipi beson se mund të ketë një rikthim të tyre në europë. Ata do të duhet të shënojnë tre gola dhe të mbëjnë portën e pastër. Rrugëtimi I tyre duket tepër I sigurt duke qenë se Bernabeu është një strehë e sigurt për ta.

Element tjetër I rëndësishëm për ta pritet të jetë dhe tifozëria. Shkallët e stadiumit dhe jo vetëm do të jenë një arenë tjetër e rëndësishme që do të shtyjnë akoma më shumë ekipin në këtë ndeshje.