Tudor, me gjasa të qëndrojë për më gjatë në Juventus

Tudor, me gjasa të qëndrojë për më gjatë në Juventus

Juventus duket se është në pragun e rinovimit të kontratës më drejtuesin teknik Igor Tudor. Një kontratë e cila pritet të rinovohet me një avat një vjecar deri në fund të sezonit të ardhshëm. Tudor erdhi pas një periudhe tepër të vështirë për ekipin bardhezi. Ai morri drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Thiago Mottës. Fillim I vështirë për të por që bëri të mundur rikthimin e Juventus në top katërshe.

Në kuadër të rezultateve të mira drejtuesit e klubit priten që të zgjasin më tej kontratën e tij dhe me një vit shërbim. Ende nuk është konfirmuar lajmi se nëse Tudor arrin të kualifikojë ekipin në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League do të ketë mundësinë e rinovimit të menjëhershëm të kontratës.

Pavarësisht kësaj në një tjetër kamp diskutohet se korati ka bërë një punë mjaft të mirë. Ai arriti të mbajë Juventusin në garë dhe plot shpresë në një peridudhë tepër të vështirë për ekipin. Cka nuk është e rëndësishme dhe nuk lidhet qëndrimi I tij me pozitën nëse do të ketë kualifikim. Drejtuesit do e konsiderojnë qëndrimin e tij duke qenë se ka pasur një ecuri fantastike.

Tudor, me gjasa të qëndrojë për më gjatë në Juventus
Tudor, me gjasa të qëndrojë për më gjatë në Juventus

Përpara tij ka një ndër eventet që do të ketë mundësi të shprehë më së miri të gjithë talentin e tij. Në Kupën e Botës për Klube do të jetë një sfidë e vështirë por njëherësh dhe mundësi për të shkëlqyer nën drejtimin e Juventus. Asnjë lajm zyrëtar në lidhje me konfirmimin e tij në krye të klubit. Por shihet si një opsion I cili do të verifikohet pasi të shihet ecuria e tij.