Modric me një hap ndryshe në karrierë, pronar klubi

Modric me një hap ndryshe në karrierë, pronar klubi

Luka Modric është në një periudhë e cila mund të shënojë fundin e tij në Real Madrid. 39 vjecari është në një sezon që ka dhënë shumë për ekipin por me një kontratë e cila është drejt përfundimit. Deri më tani nuk ka asnjë lajm pozitiv sa I përket rinovimit të kësaj kontrate. 13 vite në Los Blancos ai ka kaluar dhe ka shërbyer në shumë tituj të rëndësishëm për ekipin. Por, fati I tij shihet se mund të ketë një të ardhme larg tyre.

Real Madrid është në kërkim të figurave të reaj në futboll, një ndër arsyet se pse Modric mund të jetë jashtë pa një kontratë. Pavarësisht, të gjithës duket se ai ka marrë një hap në futboll por jo atë të luajtur. Modric së fundmi është bërë pronar I një klubi në Angli. Swansea, e cila luan në Championship është ekipi që ai ka fituar pronësinë së fundmi.

Ekipi luan në nivlein e dytë të futbollit anglez, por më herët ka pasur një sukses më të mirë. Përpara më shumë se tetë vitesh ekipi qëndronte në mesin e Premier Ligës. Duket se qëndrimi I Modric në futbollin jo të luajtur do të jetë I fokusuar në futbollin anglez.

Modric me një hap ndryshe në karrierë, pronar klubi
Modric me një hap ndryshe në karrierë, pronar klubi

Aktualisht ekipi I Sëansea është në vendin e 12 në Championship, shumë larg rënies. Por, njëherësh aq larg qëndron dhe në kualifikimin e tyre në Premier Ligë. Megjithëse, me një hap të madh në këtë karrierë ndryshe të tij ai do të jetë ende në fushën e lojës. Me një zgjedhje e cila ende nuk dihet dhe konfirmuar.