Hans Flick në drejtimin e Barcelonës përvec se ka krijuar një ekip që është pjesëmarrës tashmë në tre kompeticione për titull. Ka bërë të mundur njëherësh dhe pozicionimin në ekip të një serie lojtarësh të rrinj. Trajneri gjerman ka rekrutuar një numër të lartë lojtarësh duke ndjekur një taktikë ndryshe sa I përket besimit të ekipit në ta. Në këtë iniciativë ai është shpërblyer shpesh në zgjedhjet që ka bërë. Përjashtimi më I madh për të ka qenë Ansu Fat.
Futbollisti 22 vjecar është rikthyer këtë verë pas një huazimi I cili nuk shkoi në mënyrën e duhur te Brighton. Ekipi prej nga dhe ai u transferua ku pasoi me një seri lëndimesh. Gjatë verës, në këtë kalim u shoqërua me një seri besimi dhe mundësi për të pasur një shans ndryshe. Por, optimizmi I tyre u shua me një dëmtim I cili nuk po rikuperohej si duhej.

Më herët në këtë sezon ai humbi vetëm muajt e fundit të vitit të shkuar. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit ai nuk ishte në gjendje të luante. Por, rikuperimi nuk I hapi më shumë mundësi në lojën e tij. Gjatë merkatos së janarit ai pati një seri ofertash të ndryshme në lidhje me huazimin në ekipe të ndryshme. Ekipe që I jepnin mundësinë e lojës në La Liga dhe turqi, por Fati zgjodhi që të qëndrojë në ekip.
Besimi I futbollistit të rri është se do të ketë më shumë minuta në dispozicion cka e bën shumë më të pamundur. Tashmë, qarkullojnë lajme se në këtë merkato ai do të pozicionohet në një ekip tjetër I cili ofron më shumë minuta në fushën e lojës.