Victor Osimhen, I jep fund qëndrimit të tij në Galatasaray, pavarësisht se ekipi turk ka shprehur dëshirën ta shohë më gjatë. Osimhen, është duke shijuar qëndrimin e tij në turqi me një sezon fantastik atje. Sulmuesi erdhi në një formë huazimi nga ekipi I Napolit në verën e shkuar. Gjatë sezonit të tij atje ka pasur mundësi që të shënojë 29 gola në të gjitha garat, ku 21 prej tyre janë në Superligën e Turqisë.
Me këtë formë të shkëlqyer në këtë kampionat padyshim që ai ka pasur interes nga disa klube të rëndësishme europiane. Pikërisht në Premier Ligë mendohet se ka shprehur interesin Manchester United, Chelsea dhe Arsenali. Më tej dyshimet për largimin e tij nga Galatasaray ishte dhe fjalimi I tij në kuadër të fitores së Superligës

26 vjecari u shpreh tepër I lumtur për qëndrimin e tij në ekipin turk, dhe se do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij. Osimhen në këtë deklaratë duket sikur dha lamtumirën nga klubi, por në klub gjërat shihen ndryshe. Ende ata janë të besimit se do të kenë sulmuesin dhe një sezon.
Interesi I tij nga klube ku ai ka dashur të bashkohet dhe më herët e bëjnë shumë më të vështirë këtë qëndrim. Premier Liga e cila ka qenë dëshirë e tij tashmë ka tre klube në interes të sulmuesit. Kjo e rrit edhe më tej shansin e tij që të ketë një largim të tij nga ekipi. Barcelona dhe Juventus janë dy ekipe që janë interesuar më tej për të por ende nuk ka një konfirmim prej agjentëve të tij.