Barcelona zhvillovi dje ndeshjen e dytë cerekfinale përballë Dortmund. Në ndeshjen e parë ata vinin me një rezultat pozitiv prej katër golash të shënuar. Avantazhi e bëri që skuadra katalanase të ishte shumë më e shkujdesur në lojën e saj. Por, ata pësuan një humbje në udhëtimin e tyre të djeshëm ndaj Borussia Dortmund. 3-1 ishte rezultati në ndeshjen e dytë cerekfinale në UEFA Champions League.
Ishin pikërisht vendasit që në fillim të lojës që ishin dominues, me një lojë të qetë dhe tepër të kontrolluar. Ata që prej fillimit u dukën se ishin në kontroll në fushën e tyre. Një ndihmesë e cila e bëntë ekipin të kisht dominancën duke mos I lejuar katalanasit që të krijojnë raste. Szczesny, në minutën e dhjetë shkaktoi një faull brenda zonës duke dhënë një penallti për Dortmund. Serhou Guirassy arriti të shënojë golin e parë në këtë ndeshje nga pika e 11 metërshit.
Goli në minutën e parë ishte një motiv shumë më I madh për ekipin duke I lejuar që të krijojnë një pozicion shumë më të favorshëm. Aksionet e gjermanëve vazhduan dhe më tej me Karim Adeyemin në minutën e 37 me një super pozicion. Goditje e cila nuk mund të realziohej për shkak të pritjes së portierit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për ekipin e dortmund. Në rikthim për pjesën e dytë që prej minutave të para të lojës, ishte Guirassy që shënoi. Ai bëri të mundur kështu golin e dytë në këtë sfidë dhe të dytin në rezutat. Barcelona në këtë sfidë bëri dhe ajo kundërpërgjigjen e saj, por jo vetë. Me një autogol të Rami Bensebainit ata arritën të shënonin në minutën e 54.
Guirassy, ishte I pandalshëm në këtë sfidë ku mundi të shënojë kështu dhe golin e treë. Në minutën e 76 ata shënuan golin e tyre I cili ishte dhe I fundit për këtë sfidë duke e përfunduar me një rezultat 3-1. Rezultat I cili ishte I pafavorshëm për kualifikimin e tyre.