Manchester City është përgatitur për largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre. Kevin De Bruyne duket se i ka dhënë fund qëndrimit të tij në klubin e Premier Ligës duke kërkuar një ndryshim. Deri më tani per të janë ofruar disa mundësi prej MLS dhe Arabise Saudite. Dy kampionate që po kërkojnë ta kenë pjesë të tyre të rriun.
Por në interes për të pasur pranë ekipit të tyre padyshim që shfaqen dhe ekipe të tjera dhe prej Premier Ligës. Qëndrimi i tij në Premier Ligë mund të jetë i mundur për shkak të ofertave që vijnë për të. Chelsea është një prej ekipeve që e kërkon ta ketë pranë në lojën e tyre. Dhe pse ekipi i parë që nënshkroi për belgun në vitin 2012, nuk i dha asnjëherë mundësinë e duhur për të bërë lojën e tij.

Nuk mbetet i vetmi pretendent, duke qenë se ka dhe ekipe të tjera prej këtij kampionati. Arsenali , Manchester United dhe Neëcastle janë në kërkim për të pasur në ekipin e tyre mesfushorin. Ekipet angleze e shohin këtë transferim si një mundësi të mirë për t’u perforcuar më tej.
Një lajm i cili nuk është pritur aspak mirë prej Pep Guardiolës. Drejtuesi teknik ka menduar se karriera e tij në këtë ligë mbyllej në këtë ekip. Kjo duke e bërë që të rruante mbështetjen e tifozëve të Manchester City. Megjithatë, është thjeshtë një spekulim sa i përket këtij lajmi duke qenë se nuk ka asnjë konfirmim. Inter Miami duket se është ekipi që e kërkon me më shumë ngulm mesfushorin.