Chelsea nuk është në formën e tyre më të mirë. Ata vijnë pas një rënie në formë gjatë javëve të fundit. Por, shihet se do të jenë të gatshëm për ta mbajtur ende drejtuesin e tyre. Italiani, Enzo Maresca shihet se e ka besimin e duhur të tij për të qëndruar pjesë e ekipit.
Me disa javë tepër të vështira duket se shkëlqimi i tyre ka humbur. Kjo nuk e ka zbehur aspak besimin e tyre në drejtuesi italian i cili është ne vendin e gjashtë në renditje. Pozita nuk është e favkorshme por ata risjellin dhe njëherë besimin e tyre për të vlerësuar formën e deri tanishme.
Në ndeshjen e fundit në shtëpi ata morrën një barazim, cka e rrezikon ndjeshëm pozitën e tyre në fushën e lojës. Që prej dhjetorit ata vijnë me vetëm pesë fitore nga 15 ndeshjet e tyre të fundit. Cka e qartëson se ekipi është duke pasur një seri vështirësish. Shpresa e tyre është ende në fushën e lojës, për të besuar për një pozitë në top katërshe.

Optimizmi i ekipit qëndron gjithashtu dhe në pozicionimin e tyre në Konferencë Ligë. Ata tashmë ndodhën në gjysmëfinale të këtij kompeticioni për të besuar më shumë. Në objektivat e drejtuesit italian, Champions nuk ishte në objektivat e parë të tyre. Ndaj nuk shihet si një pikë e rëndësishme për qëndrimin e tij në klub.
Enzo Maresca, do të udhëheqë ekipin edhe për një sezon duke pasur mundësinë që të tregojë aftësinë më të mirë.