Chelsea është duke bërë një pastrim total të ekipit të saj. Me një mënyrë ajo është duke larguar më shumë se 23 lojtarë duke qenë blerje të përhershme ose huazime. Enzo Marsecas ka marrë besimin për të qenë dhe një sezon drejtues teknik I ekipit pavarësisht rezultatit të deri tanishëm. Kështu që italiani kërkon një rinovim total për të arritur qëllimet në sezonin e ardhshëm.
Ekipi është I vendosur në vendin e gjashtë të tabelës duke pasur kështu një betejë të vështirë përballë qëndrimit në këtë renditje. Skuadra e londrës, është gjithashtu pjesë e Ligës së Konferencave duke pasur mundësinë që të ndeshet në gjysmëfinale, shpresë për titull në angli. verën e shkuar në ekip u bashkuan plot 11 lojtarë të rri një forma të ndryshme.
Janë raportimet e fundit që vijnë prej ekipit blu ku bëjnë të qartë se 23 lojtarë mund të largohen. Kjo është një përpjekje e tyre për të rinovuar ekipin. Një frymë e re e cila do të jetë e gatshme për më shumë. Por, gjithashtu në arkën e tyre pritet të gjenerohen më shumë se 500 milion euro.

Në listë bën pjesë gjithashtu dhe lojtari I kombëtares shqiptare Armando Borja. Broja I cili për momentin është duke luajtur për Everton është në listën e lojtarëve të cilët mund të shiten. Ai është në formë huazimi me të drejtë blerje. Mund të jetë sezoni I tij I fundit nën fanellën e chelsea.
Emërta të tjerë që përfliten janë gjithashtu: Christopher Nkunku, Kiernan Deësbury-Hall, Robert Sanchez, Noni Madueke, Marc Guiu, David Datro Fofana dhe Reece James. Jo vetëm këta, por një seri prej tyre që nuk ka qëndrim të sigurt në ekipin e Chelsea.