UEFA vjen me një konfrimim për kërkesën e vecantë që kishte klubi spanjoll. Kjo kërkesë e tyre vjen pikërisht përpa sfidës së tyre të rëndësishme në Champions League. Përballë Arsenal, ekipi ndaj të cilit janë në disavatazh duke qenë se ndeshja e parë shkoi 3-0. Në Emirates Stadium, Los Blancos humbi në një sfidë ku rice shënoi dy herë nga gjuejtjet e lira. Vulosja e saj u bë prej Mikel Merino I cili shnëoi golin e tretë.
Reali rikthehet në këtë sfidë si kampionët në fuqi të këtij kompeticioni. Ata janë njëherësh 15 herë kampionë të champions League. Por, me një rikthim ndryshe duke qenë se e kanë të nevojshëm një sfidë e cila do të duhet të nisë me një gol, në minutat e para. Përballë do të jenë me Arsenalin I cili nuk ka pësuar tre gola në këtë sezon vec se një humbje në Premier Ligë.
Megjithatë, Real është I njohur për magjinë e tij në netët europiane. Cdo rezultat është I mirëpritur për ekipin I cili ka mundur të kthejë shumë rezultate në Bernabeu. Tashmë ata vijnë dhe me një avantazh tepër të madh. Kanë në favorin e tyre gjithashtu një kërkesë speciale të cilën UEFA e ka plotësuar për ta.

UEFA I ka lejuar që mbyllja e stadiumit të bëhet, kërkesë kjo e ardhur nga Los Blancos. Në këtë dëshirë të tyre pritet që atmosfera të jetë shumë më e favorshme për ta. Duke qenë se dihet që një stadium I mbyllur ka një jehonë ndryshe. E nevojshme për ta do të jetë dhe mbështetja, e cila ka dëshmuar se do të jetë lojtari I 12 në fushën e lojës. Këkresa e tyre do të krijojë një aspekt psikologjik në favor të tyre.