Carlo Ancelotti largohet, afrohet Jurgen Klopp

Ancelotti largohet, afrohet Jurgen Klop

Real Madrid duket se është në kërkim të vazhdueshëm për një ndryshim në ekip. Lajmet se Carlo Ancelotti do ti thotë lamtumirë ekipit të Los Blancos, vijnë duke u përforcuar. Forma e tyre jo e mirë në Champions dhe rreziku i eleminimit në këtë fazë duket se e kanë vulosur këtë. Por, asnjë lajm i konfirmuar nga klubi madrilen i cili mesa duket kërkon që të shuajë pasiguritë në ekip.

Ancelotti rrezikon largimin e tij dhe kjo është pak por e sigurt. Tashmë ende nuk dihet se si do të jetë zvendësimi i tij. Cili prej trajnerëve do të jetë i gatshëm që të drejtojë klubin e La Ligës. Ishin, vetë mediat ato që nxitën afrimin e trajnerit spanjoll të Bayer Leverkusen. Xabi Alonso dukej se do të ishte zvendësimi ideal i legjendarit Ancelotti. Njëherësh edhe presidenti Perez e kishte mbështetur këtë lëvizje të mundshme.

Por, klubi spanjoll zgjedh që të qëndrojë shumë më diskret për këtë lëvizje. Ata supozojnë se e gjitha do të ndodhë në varësi të rezultateve. Pavarësisht, se Ancelotti ka një seri kërkesash për tu larguar. Tashmëz bëhet me dije se interesi i tyre është për ish trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp. Ekipi madrilen ka ndjekur nga afër disa bisedime në lidhje me mundësinë e kësaj lëvizje nga Klopp.

Ancelotti largohet, afrohet Jurgen Klop
Ancelotti largohet, afrohet Jurgen Klop

Klopp është larguar mga Liverpool në sezonin e shkuar duke marrë drejtimin e Red Bull. Ai shihet si i duhuri për shkak të karizmës së tij në fushën e lojës. Inovacioni dhe mentaliteti i lojës që ai krijon e bëjnë shumë më të favorshëm transferimin e tij.