Herolind Shala, bashkohet me Partizanin këtë fazë të sezonit

Herolind Shala, bashkohet me Partizanin në këtë fazë të sezonit

Partizani është duke kaluar një periudhë aspak të mirë. Ekipi dhe pse në top këtërshe në Superiore, rrezikoi shumë duke e mbajtur këtë pozitë. Ata shkuan në kufijtë e pikëve dhe fitorja e fundit arriti që ta mbajë ekipin në këtë pozitë. Tashmë, vetëm një pikë është kufiri i tyre ku do të duhet shumë fat dhe mobilizim në vazhdim.

Një sezon i cili ende nuk ka mbaruar për ta, sistemi i Final Four mjafton që të jesh në katërshe. Ndaj qëllimi i tyre në këtë sezon është që të qëndrojnë fort pjesë e katërshes. Me tre ekipet e para që tashmë janë konfirmuar: Egantia, Dinamo dhe Vllaznia. Konfirmimi i tyre do të duhet të ndodhë pas dy fitoresh në varësi dhe të vendit të pestë.

Në këtë moment ekipi e ka parë të arsyeshme që të marrë një përforcim për të vazhduar më tej. Herolind Shala është një ndër mbritjet më të fundit në ekipin e demëve të kuq. Mesfushori më herët ka qenë pjesë e kombëtares Shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Herolind Shala, bashkohet me Partizanin në këtë fazë të sezonit
Herolind Shala, bashkohet me Partizanin në këtë fazë të sezonit

Kjo është eksperienca e parë për të në kampionatin shqiptar, me një kontratë e cila është e vlefshme deri në 2026. Ku perfshihet gjithashtu dhe e drejta e rinovimit nga ana e klubit. Ai vjen pas një eksperience në disa klube si: Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi.  kjo e bën më të plotë pozitë e tij dhe e favorizon. Bashkimi i tij erdhi duke qenë se vjen si një lojtar i lirë nga IK Star.