Humbje e madhe në futbollin shqiptar, vdes 28 vjecari

Humbje e madhe në futbollin shqiptar

Një ngjarje tragjike është shënuar në diten e djeshme. Të martën në mbrëmje është shënuar një fatkeqësi në futbollin shqiptar. Në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit 9×9, ku Dajti priste në shtëpi Lumninesen. Në mënyrë të papritur një futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për futbollistin 28 vjecar të ekipit të Dajtit, Bledar Hajdari. Lojtari 28 vjecar dyshohet se ka pasur një atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes. Sfidë e cila po luhej në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor të ekipit nuk mund që ta shpëtonte atë. Të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët vrapuan në fushën e lojës.

Sipas raportimit të deri tanishëm, bëhet fjalë se në momentin që ai ka mbritur në spital ka qenë pa shenja për jetën. Në pamundësi që stafi i specializuar të ndërhynte për të normalizuar gjendjen e tij. Ndeshja është ndërprerë menjëherë, duke qenë se është një lajm teper tronditës.

Ekipi dhe i gjithë Futbolli Shiptar solidarizohen me vdekjen e parakohshme të të rriut. Bledar Hajdari e ka nisur karrierën me të rinjëtë e Internacional Tirana. Por, ka pasur një seri ekipesh në karrierën e tij. Kevitan, Valbona, Orikumi, Skrapari, Arnisa janë disa prej ekipeve ku ai ka luajtur. Ndërsa në periudhën e fundit ai është bashkuar me FC Dajti 9×9. Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjec. Raste të shpeshta kanë nodhur në këtë periudhë sa I përket këtij problemi kardio vaskular.