Federata Spanjolle e Futbollit ka dalë në një vendim sa I përket ndëshkimit të Mbappe në ndeshjen e fundit. Në takimin e fundit të Real Madrid ndaj Alaves në La Liga, sulmuesi francez u dënua me karton të kuq. Ishte pikërisht ndëryhrja e padrejtë e tij ndaj Antonio Blanco e cila e ndëshkoi. Si fillim ai u ndëshkua me karton të verdhë më pas me konfirmim të VAR dënimi I tij ishte kapital. Pavarësisht, kësaj ndërhyerje ka qenë pikërisht sulmuesi I Real Madrid që në dhomat e zhveshjes I ka kërkuar ndjesë Blanco për ndërhyrjen e tij.
Frika e francezit ishte se do të mbetej jashtë loje për më shumë se tre ndeshje, cka I shkaktonte një mungesë të madhe në ekip. Sezoni I Real Madrid është tejet I ngjeshur cka e pengonte atë që të ndërmerte pjesë në ndeshje të rëndësishme. Mungesa në tre ndeshje do të shkaktonte një mos përfaqësim të tij në finalen e Kupës së Mbretit e cila luhet pas dy javësh.

Komiteti Disiplinor e ka konfirmuar një lajm të mirë sa I përket dënimit që ai do të ketë. Lajmi I mirë për kampin e Los Blancos duke qenë se nuk do e kenë mungesën e rëndësishëm në ekipin e tyre për sfidat në vazhdim. Ata kakë bërë me dije se sulmuesi është dënuar me vetëm një ndeshje.
Nga shqyrtimet e bëra nga antarët e komisionit është vënë re se lufta e Mbappe është bërë për topin. Duke shkaktuar një dëmtim I cili nuk është shumë I rëndë. Ai do të mungojë vetëm në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Athletic Bilbao.