Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një vendim sa I përket ndeshjes që do të luhet ndaj Serbisë. Shqipëria e vendosur në grup me Serbinë në ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës 2026, do e presë atë në qershor. Një ndër ndeshjet e cila pritet me më shumë interes dhe e cila kërkon një siguri më të lartë sipas Federatës Shqiptare. Dihet se këto përballje dhe në të shkuarën kanë pasur një ngarkesë e cila është përtej futbollit. Kjo, sepse lidhet me faktin politik dhe ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë.
Por, Federata e cila kërkon të bëjë një hap më e sigurt në këtë përballje ka dalë në një lajmërim I cili ka të bëjë me këtë ndeshje. Ata e përcaktojnë se do të jetë një ndër ato sfida ku tifozët do të jenë të tkurur. Duke mos e vlerësuar aspak elementin e stadiumit si një shtysë dhe mbështetje për djemtë e kombëtares. Vendimi I tyre se do të jetë një sfide me një numër të kufizuar tifozësh ka ngjallur një kundërshtim të madh në rrjet.

Të parët që kanë bërë një reagim ka qenë dhe tifo grupi Tifozat Kuq e Zi. Në një postim në rrjetin social Facebook ata e kanë ndarë të gjithë indinjatën e tyre. Zgjedhja e Federatës sipas tyre nuk është e drejtë dhe ka kohë që ndërmeret për të dalë në këtë vendim. Më herët ata kanë bërë me dije se Federata I ka ndaluar atyre biletën në grup. Faktor tepër I rëndësishëm për cdo tifo grup për të bërë të mundur mbështetjen e tyre ndaj ekipit.
Në thelb ata e kanë quajtur federatën si aspak të aftë për të ruajtur kompetencën e tyre. Një vendim I cili mund të jetë I ndikuar për interesa nga grupime të fshehta. Tifozët dalin totalisht kundër një vendimi nga federata sa I përket ndeshjes pa tifozë ndaj Serbisë.