Ronaldo me një kontratë të re, ja sa do fitojë

Ronaldo me një kontratë të re, ja sa do fitojë

Cristiano Ronaldo me një kontartë të re në ekipin e Arabisë Saudite. Al Nassr ka rinovuar kontratën për yllin portugez duke e vlerësuar atë me një shpërblim ndryshe. Ronaldo edhe pse 40 vjecar shihet ende si një potencial në fushën e lojës. duket se në vendimin e sulmuesit do të jetë aktiv dhe në dy sezone të ardhshme.

Ish ylli I Real Madrid ka zgjedhur që të shërbejë dhe për dy vite të tjera në ekipin  e Al Nassr me kontratën e tij të re. Arabia saudite u bë pritësja e 40 vjecarit duke shërbyer kështu në futbollin e luajtur. Janë mediat ato që e bëjnë të qartë se interesimi për qëndrimin e tij ka nisur prej janarit të këtij viti. Finalizimi kërkoi kohë por qartëson pozitën e tij të favorshme në ekip.

Ronaldo me një kontratë të re, ja sa do fitojë
Ronaldo me një kontratë të re, ja sa do fitojë

Me një shumë vjetore fitimi prej 195 milion euro ai ka zgjedhur që të qëndrojë edhe për dy vite. Por kjo nuk është një shumë e cila është përcaktuar duke qenë se ai ka fitime dhe prej sponsorizimeve apo dhe përdorimit të imazhit. Gjatë dy viteve qëndrim në ekipin e Arabisë Saudite ai pritet që të fitojë rreth 400 milion euro. Shumë kjo tepër e favorshme në zgjedhjen që ka bërë portugezi.

Interes I shumtë është nga mbeshtetësit e tij se sa janë të ardhurat që ai fiton cdo moment të ditës. Dhe përllogaritja e Mediave e bën një të tillë. 40-vjeçari do të marrë 3,849,520 euro në javë, 548,424 euro në ditë, 22,850 euro në orë, 379.72 euro në minutë dhe 5.84 euro në sekondë.