Arsenali vjen me fitoren e dytë ne ndeshjet cerekfinale të UEFA champions League. Anglezët e vendosur përballë Real Madrid kanë mundur të sigurojnë një fitore në ndeshjen e djeshme 2-1. Fitore e cila me një rezultat të përgjithshëm shkon në 5-1, nga ku skualfikon kampionët në fuqi të këtij kampionati. Trumpetimi I një kthimi në shtëpi nuk ndikoi fare në mentalitetin e topcinjëve të cilët ishin të sigurt në lojën e tyre.
Ishin pikërisht spanjollët ata të cilët në Bernabeu arritën të nisnin lojën me një aksion. Por, goli I realizuar nga Mabppe në minutat e para të ndeshjes nuk shkoi si duhej. VAR, e auloi atë si të parregullt duke e cilësuar si pozitë jashtë loje. Pikërisht në minutën e 11 Arsnal fiton një penallti për shkak të asensio I cili pengoi Merinon. Ekzekutimi I saj u bë prej Saka, por Courtois ishte pikërisht në portë për të ndaluar këtë gjuajtje.

Një tjetër penallti u akordua prej gjyqëtarit për Real Madrid, por ishte VAR I cili nuk e cilësoi si vendimin e duhur. Pjesa e parë u mbyll me këto askione dhe pa asnjë rezultat duke sjellë kështuë detyra për skuadrat. Pjesa e dytë rezervoi një lojë e cila ishte shumë më intensive. Arsenal mundi që të kalojë në avantazh në minutën e 65 me golin e Bukayo Saka, me një asistim të Merinos.
U deshën vetëm dy minuta që Real të kundërpërgjigjet, Vinicius e gjen portën e kundërshtarit duke barazuar shifrat. Martinelli ishte ai e cili e vulosi sfidën dhe kaloi anglezët në avantazh me një gol në minutat shtesë. Arsenali kualifikohet për në fazën e ardhshme duke shkuar kështu në përballje me PSG