Barazim në ndeshje, por Inter kualifikohet në gjysmëfinale

Barazim në ndeshje, por Inter kualifikohet në gjysmëfinale

Inter priti në shtëpi për ndeshjen e dytë cerekfinale Bayern Munich. Një lojë e vështirë për zikaltërit në San Siro ku kishin avantazhin e një goli. Përballja e tyre e parë në gjermani shkoi në favorin e tyre me një rezultat 2-1. Ndërsa në shtëpi ata mund të kualifikoheshin pas barazimit të djeshëm 2-2.

Interi kërkoi që të nisë lojën i pari me dy aksione të cilat filluan me Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco. Por, pa rezultat ishte tenitimi I tyre drejt portës kundërshtare. Calhanoglu, I cili insistoi më tej në vazhdimin e aksioneve ndaj kundërshtarev. Në minutën e 33 ai pati një shkëputje duke u gjendur përballë portës, por pa finalizim. Gjithashtu, dhe prej kampit gjerman pati disa raste interesante për të cuar topin në rrjetë prej Thomas Muller dhe Leroy Sane. Njëherësh, finalizmi nuk ishte I saktë duke mos e kaluar skuadrën në epërsi.

Barazim në ndeshje, por Inter kualifikohet në gjysmëfinale
Barazim në ndeshje, por Inter kualifikohet në gjysmëfinale

Harry Kane, ishte ai I cili e hapi sfidën në këtë ndeshje duke e cuar skuadrën e tij në epërsi 1-0. Thuram nga inter, pati mundësi që të shënonte në këtë sfidë por nuk mund që ta finalizonte atë. Inter mundi që të barazojë shifrat në minutën e 58 me Federico Dimarco me një asistim të Martinez. Skuadra italiane nuk u ndal me kaq, ata kërkuan epërsinë dhe e arritën, Pavard arrin të shënojë.

Në minutën e 76, gjermanët provojnë përsëri për të pasur aksesin e një goli. Me një seri aksionesh të shumtë ata mundësojnë shënimin e një goli në minutën e 76. Eric dier arrin të gjejë kundërshtarin e papërgatitur për të cuar shifrat në favort të tyre. Deri në minutët e fundit ekipi gjerman tentoi por nuk mundi të realizojë golin e kualifikimit.