Antoine Griezmann ka ndërmarë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Në një periudë ku mund të cilësohet si vitet e fundit në futboll për të. Griezmann, duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të jetë përsëri ekipi ku ai ka luajtur prej vitesh. Atletico Madrid është zgjedhja e tij për një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2027. Vendim, besnikërie ky I francezit ndaj ekipit që I dha mundësinë që të luajë dhe të arrijë në nivelin më të lartë në futboll.
Ylli francez ka bërë një zgjedhje dhe pse është dashur që në këtë rinovim ai do të duhet të pranojë një shumë më të vogël si pagë. Kushti ka qenë një tërheqje nga shuma kryesore e kontratës dhe pse ai tashmë është në vitet e fundit të futbollit. Qëndrimi I tij ka qenë besnik ndaj këtij klubi, dhe pse ka pasur një seri ofertash të tjera.

Los Angeles FC, ka qenë një prej klubeve që ka qenë e interesuar për futbollistin. Një bashkim në ekipin e MLS ku luajnë dhe ish shokë të tij të skuadrës si Olivier Giroud dhe Hugo Lloris. Oferta nga kontinenti tjetër duket më shumë si një ftesë për të nsiur një rrugëtim tjetër në mbylljen e futbollit.
Arabia saudite ka shprehur interesin për Griezmann, me një ofertë tepër të madhe. Tashmë, kjo është bërë një trend për klube që janë të gatshëm të paguajnë shuma maramendëse për të pasur në klubet e tyre. Por, vendimi I francezit ka qenë I qartë përsa I përket të ardhmes së tij në Atletico Madrid.