Avdullahu me një promovim në karrierë gjatë kësaj merkatoje

Avdullahu me një promovim në karrierë gjatë kësaj merkatoje

Leon Avdullahu, është shndëruar në një ndër futbollistët I cili është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme. Duke luajtur për Borussia Monchengladbach, ai ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë. I transferuar atje prej Basel 1893, duket se do të ketë një transferim tjetër shumë më të rëndësishëm në karrierën e tij. Janë pikërisht disa prej mediave të ndryshme që e cilësojnë si shumë të mundur një transferim gjatë kësaj vere.

Forma e 21 vjecarit në këtë sezon ka qenë e shkëlqyuer, ai ka mundur që të jetë titullar në 30 ndeshje nga 32 që ka zhvilluar ekipi në këtë sezon. Me këtë performancë të mirë ai është shndëruar kështu në një ndër lojtarët kycë të ekipit. Gjithashtu, me një vlerë tregu e cila ka ardhur duke u rritur, duke shkuar 7.5 milion euro. Kjo vlerë e Avdullahut e bën atë që të konsiderohet tashmë një transferim I shtrenjtë për secilin ekip që e kërkon.

Futbollisti me orgjinë kosovare është duke pasur një periudhë tepër të sukseshme në karrierën e tij. Kalimi I tij te Borussia është një tjetër mundësi për të në ekip duke mundësuar kështu një transferim të duhur. Mungesa në ekipi e Weigli shihet se mund të shuhet me këtë transferim.

Avdullahu me një promovim në karrierë gjatë kësaj merkatoje
Avdullahu me një promovim në karrierë gjatë kësaj merkatoje

Kalimi I tij në këtë klub do të bëhet natyrshëm në formacion duke zvnedësuar një lojtar me peshë në skuadër. Por, nuk mbetet ekipi I vetëm që është në kërkim të talentit të rri duke qenë se janë dhe disa ekipe prej Bundesligës. Seria A, gjithashtu mund të jetë streha e tij, fiorentina ka shfaqur interes për 21 vjecarin.