Tare dhe rastet e tij të transferimeve në Lazio

Tare dhe rastet e tij të transferimeve në Lazio

Tare është drejt afrimit të tij në klubin e Milan, kanë qenë bisedimet e fundit që e kanë vlerësuar si një zgjedhje të mundshme. Giorgio Furlani, pas bisedimeve me ish drejtorin sportiv të Lazio. E sheh drejtimin e tij si opsionin më të mundur. Tare ka mundur të krijojë një ekip ndryshe në Lazio, krijimi I një ekipi të cilin e coi drejt suksesit. Përzgjedhja e tij e talenteve dhe e futbollistëve të duhur e bën që Milan ta shohë si opsionin më të afërt.

Dy afrimet më të njohura të Tares njihen në këtë ekip dhe ato që kanë bërë bujën më të madhe. Miroslav Klose te Ciro Immobile, mund të konisderohen si dy prej transferimeve të karrierës së tij në Lazio. Por nuk kanë qenë të vetmet në rastet e sukesit. Luis Alberto te Milinkovic-Savic dy prej afrimeve që arritën në klubin e Serisë A të identifikoheshin dhe të shkëlqenin.

Si drejtues në Lazio ai ka pasur padyshim dhe disa raste të cilat mund të cilësohen si të dështuara. Afrimi në ekip I Vedat Muriqit është cilësuar si I tillë. Sulmuesi I Kombëtares së Kosovës u afrua asaj kohe te Lazio për një shifër prej 20 milion euro. Një ndër transferimet më të kushtueshme në ekipin e Lazio, ku në 49 takimet e zhvillua në atë fanellë mundi të shënojë vetëm dy gola.

Tare dhe rastet e tij të transferimeve në Lazio
Tare dhe rastet e tij të transferimeve në Lazio

Helder Postiga, I cili u ndoq nga një fat I keq në këtë transferim. Ai mundi të aktivizohej vetëm në pesë takime me këtë fanellë duke shënuar asnjë gol. Të njëjtin fat pati dhe Pedro Neto I cili I transferuar nga Chelsea në ekipin e Lazio, u aktivizua vetëm pesë ndeshje. Valon Berisha, një ndër ato raste ku Tare nuk mund të cilësohet për një lëvizje të zgjuar, 22 ndeshje dhe asnjë gol të shënuar.