Arteta është besimplotë se Arsenali mund të fitojë titullin e parë në Champions League, pas triumfit me Real Madrid. Arsenali arriti të mposhtë dhe në shtëpi Realin me një rezultat 2-1, cka I coi ata të sigurt me një rezultat të përgjithshëm 5-1 drejt gjysmefinaleve. Topcinjtë e londrës arrijnë për herën e tretë në këtë rezultat ndaj janë tepër entuziastë për arritjen e tyre.
Mikel Arteta në përfundimin e sfidës është shprehur se ekipi është tej mase I kompletuar për të synuar titullin. Vlerësimi I tij padyshim vjen për ekipin I cili arriti të përgjigjej në formën më të mirë në fushën e lojës. cilësimi I tij ndaj ekipit ishte se ata janë tepër të urritur dhe të gatshëm për t’u përballur më tej.
Natën e djeshme ai e cilësoi si më të vecantat në karrierën e tij duke qenë se arriti një fitore të rëndësishme. Përballja me një ekip I cili ka një histori e bën gjithnjë e më të vështirë që të risillesh normalisht në ndeshje. Një ndeshje e cila shkoi mirë në përgjithësi sipas Artetas, përvec se një penalltie të humbur.

Tashmë hapi I radhës do të jenë gjysmëfinalet ku ata janë përballë PSG. Vlerësimi I tij erdhi për lonë e tyre në cerekfinale përballë një tjetër kundërshtari anglez. Një lojë e cila mund të pritet cdo gjë sipas tij, ku përgatitja fillon prej ditës së sotme. Ai shprehet se përballja e tyre do të jetë vërtët interesante duke qenë se janë dy ekipi që kanë treguar agresivitetin në fushën e lojës. PSG ka pasur një ecuri tepër interesante cka e bën që të jetë një përballje e vështirë për klubet.