Marco Materazzi, mbi suksesin e Inter në Champions

Marco Materazzi, mbi suksesin e Inter në Champions

Interi barazoi me bavarezët në ndeshjen e dytë cerekfinale të UEFA Champions League. Një barazim në shtëpi I cili I dha mundësinë e kualifikimit për në gjysmëfinale. Ata mundën që të mposhtin Bayern Munich dhe hapin rrugën kështu përballë Barcelonës. Marco Materazzi, ish mbrojtës I ekipit dha një deklaratë për këtë ecuri tepër të mirë të zikaltërve. Ai shprehet I bindur se ekipi e ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të shkuar para në këtë rrugëtim. Asgjë nuk mund ta ndalë ekipin I cili ndën drejtimin e Inzaghi ka krijuar një sukses të padiskutueshëm.

Sezoni I tyre nisi tepër I qetë por një ekip I cili ishte kompat arrin që të realzizojë disa objektive të mëdha. Ata janë duke korrur suksesin e punës së tyre dhe një triumf në Champions nuk është aspak I rastësishëm. Festimi I tyre sipas Materazzi ishte I pashmangshëm sepse ata bënë një hap duke eleminuar një skuadër të madhe sic është ajo e Bayern.

Marco Materazzi, mbi suksesin e Inter në Champions
Marco Materazzi, mbi suksesin e Inter në Champions

Aftësia e tyre për të arritur të kapin momentin ishte një cilësi që ish mbrojtësi zikaltër e specifikon. Goli I parë I Ken mund të ishte tronditës për cdo ekip por Inter nuk u dorëzua. Barazimet e tyre erdhën shumë shpejt pas golit të epërsisë, cka e tregon këtë aftësi të tyre. Interi ishte në cdo moment në kontroll të ndeshjes, kjo I gjeti gjermanët e papërgatitur. Një ndër arsyet se pse në këtë sezon ata kanë shkëlqyer.

Skuadra e Inzaghi është duke synuar për titull dhe në dy kompeticione paralelisht. Në kupën e Italisë që është në ndeshjen e saj gjysmëfinale dhe duke kryesuar Serinë A.