Superkompjuteri, shanset për të fituar Champions League

Superkompjuteri, shanset për të fituar Champions League

Inteligjeca artificiale cdo ditë e më shumë po bëhët pjesë e jetës së përditshme. Janë pikërisht njerëzit ata që kërkojnë një mendim dhe një opinion në lidhje me zhvillimet e fundit. Kërkesat e tyre janë ndër më të cuditshmet që shprehin ndaj saj. Por, parashikimi është ndër të preferuarat e tyre. Aspak, no normale që kureshtia e tyre të shuhet paraprakisht se cili prej ekipeve do të jetë dominues në këtë Champions. Superkompjuteri Opta është bërë pjesë e pandashme në këtë parashikim dhe shihet si një shuarje e kuriozitetit. Më herët ai ka mundur që në perllogaritje të tij të bëjë një renditje.

Tashmë me mbylljen e ndeshjeve cerekfinale në UEFA Chmapions League ata kërkojnë të dijnë se cili do të triumfojë pas gjysmëfinaleve. Inter arriti të mposhtë në shtëpi Bayern Munich dhe me një rezultat të përgjithshëm 5-4 arrin të kualifikohet. Përballë tyre do të jetë Barcelona e cila arriti që të jetë fituese ndaj përballjes me Dortmund.

Superkompjuteri, shanset për të fituar Champions League
Superkompjuteri, shanset për të fituar Champions League

Dyshja e dytë pritet të jetë mes Arsenal i cili u gjet tepër i përgatitur përballë Real Madrid. Në dy ndeshje të fituara me një rezultat 5-1 ata shkojnë shumë më të bindur në këtë sfidë. Arteta e ka cilësuar ekipin si të gatshëm përballë cdi sfide. Në këtë sfidë do të jenë të gjendur përballë PSG. Francezët arritën të mposhtin Aston Villa dhe pse me një humbje në ndeshjen e fundit.

Superkompjuteri e vlerëson me më shumë shanse triumfin e Arsenal me 28.7%. Inter i dyti me 25.5%. Barcelona gjendet e fundit me 21.8%