Sulmuesi brazilian është duke pasur disa dëmtime të herë pas hershme. Kjo e vështirëson që ai të jetë në kushtet optimale për t’ia dalë në karrierën e tij. Në ndeshjen e fundit në kampionatin brazilian ai ka lënduar kofshën e majtë. Largimi i tij nga fusha ndodhi me lotë në sy. Braziliani ishte pjesë e formacionit në ndeshjen kundër Atletico Minerio. Si titullar pritej shumë prej tij në këtë ndeshje, por vetëm 34 minuta ishte pjesë e saj. Ai u largua më pas prej fushës dhkak dëmtimi i pësuar.
Ishin pikërisht kamerat që kapën momentin e dhimshëm për 33 vjecarin. Fillimisht ai kërkoi që të qëndronte në fushën e lojës. Por ishte e pashmangshme për shkak se mund të kishte komplikacione.

Largimi i tij nga fusha e lojës padyshim që u ndoq nga mbështetja e tifozëve të cilët ishin atje për të dhe skuadrën. Nuk janë dëmtimet e para të sulmuesit brazilian duke qenë se kanë ndodhur shpesh. Ai sapo ishte kthyer në fushën e lojës nga një dëmtim që kërkoi kohë për rikuperim.
Stafi mjekësor edne nuk e ka dhënë një konfrimim për gjendjen e tij shëndetësore. Nuk dihet se cila është situata në të cilën ai ndodhet. Por, kjo nuk ngeli pa u komentuar dhe në rrjetet e ndryshme. Braziliani shihet fajtor pavarësisht se një lëndim duke qenë se theksohet mungon një disiplinë prej tij. 33 vjec Neymar është duke debutuar në një kampionat të vogël.