Egnatia tashmë e kualifikuar për në fazën play off të kampionatit. Ekipi I rogozhinës është I pari që pati mundësinë e kualifikimit, lufta e tyre është ende e hapur për titull. Sistemi I Final four e përcakton fituesin në katërshen e parë. Ata vijnë në dy ndeshjet e fundit me dy humbje, në shtëpi me Elbasanin. Në ndeshjen e fundit ata humbën përballë Partizanit.
Duket se ekipi nuk ka më insistimin duke I dhënë mundësi drejtuesit teknik që të njohë në tërësi lojën e ekipit. Përballja e tyre në javën e 35 do të jetë me Skënderbeun, takim I cili më herët në këtë sezon ka qenë në favorin e tyre. Në shtëpi këtë sezon ata kanë pasur një ecuri mjaft të mirë në mesin e nëntë fitoreve, gjashtë barazimeve dhe dy humbjeve.

Skënderbeu do të duhet të udhëtojë drejt Rogozhinës për ndeshjen e tyre të radhës. Një sfidë jo e lehtë për ta duke qenë se kërkojnë të qëndrojnë në këtë sezon. Vështirësia e tyre është qëndrimi I cili do të duhet të bëhët I mundur duke shkëlqyer në këto dy javë. Optimizmi I ekipit është I madh duke qenë se vijnë pas dy fitoresh dhe një barazimi në ndeshjen e fundit. Seria e dy fitoreve u ndërpre me Tiranën në shtëpi 1-1. Por, duke qenë të pathyeshëm ata shpresojnë për një lojë të mirë jashtë. 37 pikë ata janë vetëm një pikë nga zona e rënies cka e bën tepër të nevojshëm për ta një fitore.
Korcarët ende në pozitë të paqartë, janë në kërkimin e tyre të qëdrueshmërinë. Edhe një sezon për ta si I dënuar I kërkon atyre të jenë prezentë në Superiore.