Italia humbet mundësinë për vendin e pestë në Champions

Italia humbet mundësinë për vendin e pestë në Ligën

Matematikisht Italia e ka të pamundur në këtë sezon për të siguruar vendin e pestë në Champions League. Ëndërra e tyre u ndërpre me skualifikimin e Lazio nga Europa Ligë. Në këtë mënyrë ata do të duhet të hapin rrugën për Anglinë dhe Spanjën të cilat do të përfitojnë për një shtesë në këtë sezon. Sezoni I ardhshëm 2025/2026 pritet të rezervojë një vend më shumë për një prej ekipeve të këtyre kampionateve në UEFA Champions League.

Sera a kishte mundësinë që të kishte pesë përfaqësuese në këtë turne në sezonin e shkuar. 2024/2025 Italia për shkak se kishte një renditje më të favorshme në bazë të koeficientëve. Rrugëtimi I tyre dhe në këtë sezon ishte shumë pranë një suksesi të ngjashëm. Interi I cili ka pasur një përballje fantastike në cerekfinale ku skualifikoj Bayern Munich.

Tashmë Inter do të jetë në gjysmëfinale përballë Barcelonës. Në këtë mundësi ai kirjoj përsëri shansin që italia të ishte me një vend shtesë në këtë kompeticion. Ecuria e mirë e Fiorentinës gjithashtu ishte një shtysë më shumë që të qëndronin përsëri. Ata do të jenë në gjysmëfinale përballë Real Betis në Konferencë Ligë.

Italia humbet mundësinë për vendin e pestë në Ligën
Italia humbet mundësinë për vendin e pestë në Ligën

Por, mesa duket nuk do të jetë e mundur për ta duke qenë se Lazio u eleminua në ndeshjen e tyre në Europa Ligë. Të ndodhur përballë Bodo/Glimit ata nuk mundën që të kualifikoheshin. Një humbje për ta e cila shkoi me penallti e prek më shumë ecurinë e ekipit në këtë sezon. Kjo renditje e bën shumë më të vështirë për Italinë që të kapë renditjen e Spanjës në Europë. Janë pikërisht Anglia dhe Spanja që do të marrin një vend në europë.