Amorim, shpresë për Europa League në këtë sezon

Amorim, shpresë për Europa League në këtë sezon

Ruben Amorim, ka folur pas kualifikimit të sukseshëm të Manchester United. Anglezët arritën me sukses në kohë shtesë që të mundin Lyon. Një spektakël golash në të dy ndeshjet e zhvilluara e bën që United të shkojë në gjysmëfinale. Një sfidë e cilq u mbyll me rezultatin 5-4 arrin të sigurojë për ta një vend në gjysmëfinale. Ekipi anglez e sheh si mundësinë e vetme për titull në këtë sezon. Pozicioni i tyre në Premier Ligë nuk është më i duhuri, cka do të duhet një fokus këtu.

Djajtë e kuq janë në vendin e 14 në tabelë, duke kërkuar tashmë që të shkojnë në këtë sfidë për një shpresë. Nëse ata arrijë që të fitojnë Europa Ligën do të kenë mundësi që të sigurojnë një vend në Champions League. Mundësi e vetme për një vend në europë për ekipin anglez.

Amorim, shpresë për Europa League në këtë sezon
Amorim, shpresë për Europa League në këtë sezon

United, ende nuk ka arritur të tregojë potencialin në këtë sezon. Pavarësisht, se cilësohet një ndër ekipet më të shtrenjta në europë, forma nuk është e duhura. Ekipi i cili ka shkruar historinë më herët është duke ngecur në Premier Ligë. Një fazë aspak e pranueshme për Amorim. Por, ekipi në kualifikim e fundit ka treguar se mund të ketë një kthim.

Kthimi i tyre pritet si shpresa e fundit për ta që të synojnë një vend në europë për sezoni e ardhshëm. Pengesë kjo e cila në kampionatin vendas nuk i ka lejuar që të kenë sukses. Të gjendur përballë gjysmëfinaleve në Eurpa League ata synojnë një sukses për të fituar titullin.