Real Madrid rikthehet në La Liga pas disfatës së tyre në arenën europiane. Tashmë, një mundësi për shkëlqimin e tyre padyshim që mbetet La Liga. Mundësia për titull është tkurur në këtë sezon, një shans i nevojshëm për të definuar suksesin. Në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi ata fituan me një rezultat minimal. Përballë Athletico Bilbao morrën një fitore 1-0. Ndeshje e cila u luajt për javën e 32 të La Ligës.
Një lojë e vakët u zhvillua gjatë pjesës së parë. Me asnjë rast në të dy kampet që synonin të pozicionoheshin sa më të sigurt. Me një rast të mirëfilltë Real arriti të evidentoheshe në këtë sfidë në minutën e 61. Një goditje me kokë e Bellingham, por që nuk shkoi në destinacion. Pikërsisht pas gjashtë minutash ata arritën të gjenin golin aq shumë të nevojshëm,por pa sukses.

Valverde arrin që të shënojë me një goditje të fuqishme nga distanca e cila për fat të tyre të keq shkoi jashtë portës. Të pa fat ata ishin përsëri në minutën e 80, me Vinicius. Gol i cili mendoi se kaloi ekipin në epërsi, por nuk ndodhi ashtu. Ishte pikërisht gjyqëtari i ndeshjes që e cilësoi atë si një gol të parregullt. Pozicioni i Endrick u cilësua si jashtë loje për ta bërë kështu golin e pavlefshëm.
Shpresat e Real po vinin të shuheshin duke qenë se ndeshja po shkonte në barazim. Një rezultat i panevojshëm për ekipin i cili është në luftën e tij për titull. Valverde, provon përsëri në minutën e 93, duke krijuar kështu shënimin e një goli i cili e coi në epërsi ekipin. Kjo ishte mënyra e vetme e tyre për të qëndruar në La Liga.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.