Mediat spanjolle kanë treguar për lëvizjet e reja që është duke ndërmarë ekipi i barcelonës. Katalanasit janë vënë në lëvizje për të afruar në ekipin e tyre sulmuesin e Sporting Lisbona. Suedezi është duke kaluar në nnë periudhë tëpër të mirë në karrierën e tij. 26 vjecari është duke shfaqur një formë tepër të mirë, duke impresionuar kështu klube të mëdha. Largimi i tij nga Lisbona do të kushtojë me një klauzolë largimi prej 65 milion euro. Shifër e cila për Barcelonën në këto vështirësi financiare duket pak sa e kripur.
Pavarësisht kësaj, forma e tij e ka impresionuar trajnerin e Barcelonës. Flick e sheh atë si një pikë kyce në ekipin e tij. Ekipi i La Ligës afrimin e tij e lidh dhe me një mundësi përfundimi të Robert Levandovski. Gjermani i cili ka një kontratë deri në 2026, mendohet me një pamundësi rinovimi në ekipin katalanas. Gyokeres vjen tashmë me një cmim i cili është shumë herë më i ulët se forma e tij në të ardhmen. Ndaj dhe ekipi e konsideron një lëvizje të tillë.

Ekipi në këtë moment është në kërkim të gjenerimit të fondeve për të arritur në këtë shumë. Një rol kyc sa i përket kësaj transferte mendohet të kenë dhe ikjet nga ekipi katalanas. Bëhët fjalë për shitjen e dy prej lojtarëve Ronald Araujo dhe Ferran Torres. Mbrojtësi uruguajan ka pasur interes në Premier Ligë dhe në Arabinë Sauditë. Ndaj një shitje e tij konsiderohet si e mundur nga ekipi katalanas.
Në këtë transferim ata mendojnë se do të arrijnë një shumë prej 100milion euro për të pasur kështu mundësinë e transferimit te Gyokeres.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.