Kumbulla, në mesin e më të mirëve në La Liga

Kumbulla, në mesin e më të mirëve në La Liga

Marash Kumbulla i cili luan në La Liga, është duke pasur një eksperiencë tepër të mirë në ekipin spanjoll. Forma e tij në lojë dhe petformanca e shkëlqyer e ka renditur në këtë javë mes më të mirëve. Kjo ka dëshmuar përsëri se është një ndër futbollistët që ka një nivel të lartë profesional. Njëherësh dhe vlerat e tij për të qenë në nivelin më të lartë.

Në përballjen e fundit, ai bëri të mundjr shënimin e golit të vetem për Espanyolit. Me këtë gol të shënuar ekipi i tij arriti të siguronte kështu fitore ndaj Getafes. Fitore e cilësuar tepër e rëndësishme për ekipin i cili është në kërkesën e tij të vazhdueshme për mbijetesë. Kjo fitore i con në kuadrin e 38 pikëve në vendin e 13 në tabelë.

Kumbulla kaloi një periudhë tepër të vështirë te Roma. Me një seri lëndimesh që e vendosën jashtë fushe për një kohë të gjatë. Por, duket si i rilindur në kampionatin spanjoll duke shërbyer dhe u evidentuar në disa ndeshje. Shndërimi në një shtyllë të rëndësishme në prapavijë të skuadrës së tij e bën një lojtar dominues në fushën e lojës.

Kumbulla, në mesin e më të mirëve në La Liga
Kumbulla, në mesin e më të mirëve në La Liga

Ndeshja e fundit padyshim që ishte një shans tepër i mirë për të ku arriti të spikasë. Qetësia në lojë dhe ndërtimi i aksionit me një saktësi, pa dyshim e vendos atë në listën e më të mirëve. Njëherësh, Kumbulla ka mundur që të ishte tepër dominues në zhvillimin e dueleve ajërore duke i dhënë karakteristikave të tij pikë më të larta. Me këtë renditje ai tregon se është një profesionist në fuahën e lojës. Lojtar që arrin të gjejë balancat, dhe mund të ringrihet.