Rrjeti është duke qarkulluar një lajm tepër konfuz për tifozët. Bëhët fjalë për promovimin e klubit italian Avellino, i cili është vendosur në qendër të vëmëndjes. Për këtë nuk ka ndikuar vetëm suksesi i tyre sportiv, por dhe një koecidencë fatkeqe. Ngjarje e cila e ndjek prej dekadash ekipin e Avellino. Bëhët fjslë për koincidencën që sa herë ndron jetë një prej Papave ekipi arrin qe të triumfojë në kampionat. Vdekja nuk është e vetmja fatkeqësi por njëherësh dhe largimi i Papës nga Selia e Shenjtë.
Avellino ditën e shtunë festoi suksesin e saj sa i përket fitores dhe ngritjes në serinë B. Ishte pikërisht fitorja e tyre ndaj Sorrentos 2-1, që i vendos ata në krye të kampionatit. Vetëm pas dy ditësh është dhe lajmi që Papa Francesku ka ndruar jetë.

Historia e kësaj koecidence nis prej vitit 1958. Me vdekjen e Papa Piu XII, sezon ku ekipi u ngjit në Serinë C. E ndjekur dhe në vitin 1963 me vdekjen e Pap Gjonit XXII në vitin 1963. Në atë kohë sërisht u shoqërua me një tjetër promovim të ekipit italian. 1978, një vit tepër i trishtë për kishën katolike ku kishte vdekjen e dy Papave në të njëjtën vit. Suksesi i Avellino në atë kohë shkoi shumë më lart në sigurimin e Serisë A. Promovim i cili arrihej për herën e parë nga ekipi italian.
Njëhërësh dhe dorëheqjet janë shoqëruar me promovime të tilla. Ende nuk bëhët një lidhje mes kësaj rastësie apo një ndikim i erët që ndodh në këtë lidhje. Përsëritja e saj sa herë ngjall shumë më tepër pikëpyetje në radhët e mbështetësve.