Arabia Saudite me një kërkesë drejt Barcelonës

Arabia Saudite me një kërkesë drejt Barcelonës

Disa prej klubeve të Superligës në Arabinë saudite duket se e kanë zhvendosur kërkimin e tyre drejt Barcelonës. Al Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad duke u përfaqësuar prej agjentëve të tyre janë në spanjë për të ndjekur më nga afër disa prej kërkesave të tyre. Fillimisht, Al Hilal duket se në fokus të saj ka Raphinha, sulmuesi brazilian mund të marrë një ofertë të mirë. Trefishim I pagesës së tij mund të ndodhë nëse ai e konsideron largimin e tij drejt Arabisë. Më herët është përfolur për një shitje të mundshme, me këtë transfertë Barca siguron mjaftueshëm në arkën e saj.

Al Nassr është duke vlerësuar praninë e Jules Kounde dhe Ronald Araujo. Dy mbrojtës të cilët shihen si dy pika të rëndësishme në ekipin e tyre. Kryesisht ofertat që vijnë nga arabia janë tepër të majme, por pengesë pritet të jetë pikërisht prej ekipit katalanas. Në vetë daljet dhe nënkuptimet që ka nxjerë ekipi I Barcelonës ka dashur të kuptohet se nuk do të arrihet asnjë marrveshje nëse nuk ka një shumë e cila është marramendëse.

Arabia Saudite me një kërkesë drejt Barcelonës
Arabia Saudite me një kërkesë drejt Barcelonës

Frenkie de Jong ka pasur interes prej Al Ittihad, më herët ai ka pasur një raport të paqartë në ekipin katalanas. Por, në këtë sezon mendohet se ata do të vinin në një formë shumë më të mirë duke qëndruar të gatshëm për rinovim. Forma e tyre në këtë sezon ka qenë e mirë dhe e kanë vlerësuar me një qëndrim. Nuk dihet se si do të paraqitet ekipi I barcelonës në këto kërkesa që janë afruar për ta.