Thomas Muller më herët ka njoftuar për largimin e tij nga ekipi i Bayern Munich. Qëndrimi i tij lër më shumë se 25 vite në ekipin bavarez e shndëron atë në një legjendë. Mund të konsiderohet ndër të paktët që investimin e karrierës së tij e dedikoi në një ekip të vetëm. Merita pa dyshim që shkon te Muller i cili arriti të përshtatej, por njëherësh dhe Bayer që ka besuar.
Duke qenë se është i lirë pas këtij sezoni, duke shënuar fundin e karrierës së tij në futbollin e luajtur ai ka marrë një ofertë. Pikërisht, është Fiorentina ekipi i Serisë A i cili vjen me një kërkesë për sulmuesin e Bayern. Por, mesa duket ka qenë Muller që nuk e ka pranuar këtë ofertë duke e refuzuar atë. Lëvizja e tyre erdhi pikërisht pas njoftimit se ai nuk do të jetë më te Bayern pas më shumë se 17 sezonesh. Ka qenë ekipi italian i cili nuk ka dashur të humbasë asnjë shpresë për të provuar. Bashkimi i legjendës gjermane në ekipin e Fiorentinës do të ishte një trofe i madh për ta.

Klasi i lojës së 35 vjecarit dhe eksperienca e tij e gjatë e bën atë ende një lojtar tepër të kërkuar. Forma e tij ngjall interes, por nuk dihet ende vendimi i tij. Muller mund të shënojë dhe fundin e karrierës së tij. I pozicionuar në Bayern ai mund të japë fund atje.
Asgjë nuk është e konfirmuar prej tij apo agjentëve të sulmuesit. Mos pranimi i ofertës së Fiorentinës, e rezervon atë në ekipe të tjera. Ose, mund të shënojë fundin e karrierës së sulmuesit.