Sem Steijn, mundësi rrugëtimi në Serinë A

Sem Steijn mundësi rrugëtimi në Serinë A

Sem Steijn, është golashënuesi më I mirë në Eredivise, I ka mundur që në këtë sezon të shkëlqejë. Patjetër që forma e tij e mirë e ka lejuar që të jetë golashënuesi më I mirë I sezonit. Me 23 gola të shënuar ai ka ngjallur padyshim interesin në të gjitha klubet e mëdha të europës. Interesi, ka ardhur pikërisht tashmë ku ende nuk ka një merkato por skuadrat janë në përpjekje për të nxituar. Sulmuesi 23 vjecar ka ngjallur kryesisht interesin në klubet e Serisë A. është pikërisht Inter dhe Roma që e kanë kërkuar atë por ashtu dhe Feyenoord.

Pikërisht, janë mediat që e kanë vënë në dukje interein e lartë që kanë ekipet për sulmuesin. Klauzola e tij e lirimit është plot 10 milion eruo, shumë e cila mund të jetë ndikuese në iteresimin. Feyenoord mendohet se ka bërë një ofertë prej shtatë milion euro në drejtim të Steijn. Ekipi hollandez ende nuk e ka aktevizuar klauzolën e tij të lirimit.

Sem Steijn mundësi rrugëtimi në Serinë A
Sem Steijn mundësi rrugëtimi në Serinë A

Inter në kërkimin e saj është duke kërkuar një zvnedësues të duhur për Hakan Calhanoglu. Turku është pjesë e ekipit italian por ende nuk dihet fati I tij për të ardhmen. Ndaj afrimi I parakohshëm I një potenciali në ekip është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Roma, në krahun tjetër kërkon një mesfushë e cila është shumë më e fortë. Ndihmë, për ta pritet të jetë sulmuesi I cili ka karakteristikat e nevojshme për ekipin.

23 vjecari ka rinovuar me ekipin ku ai aktivizohet Tëente,me një vlefshmëri deri në 2028. Por, qëndrimi I tij nuk është se nuk mund të ndryshojë. Vlera e tij në treg shkon deri në 16 milion euro, me klauzolë lirimi 10 milion.