Barcelona është në pritje të sfidës saj përballë Inter në gjysmëfinale të UEFA Champions League. Një sezon mjaft i ngjeshur për ekipin ku suksesi i tyre i fundit ishte triumfi në Kupën e Mbretit. Përpara kësaj sfide ka dhënë deklarimet dhe Lamine Yamal në lidhje me sfidën e nesërme. Vlerësimet e talentit të rri erdhën për lojtarët e ekipit zikaltër duke bërë një sepcifikim se kë pëlqen më shumë. Ai vuri theksin se kishte vlerësim sa i përket Nicolo Barella dbe Lautaro Martinez
Yamal e ka bërë këtë vlerësim në deklaratat e dhëna për mediat në intervistat paraprake të zhvilluara. Në krah të drejtuesit teknik Hans Flick ata kanë folur per sfidën e nesërme. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ata do të duhet të udhetojën drejt Italisë për të qenë përballë Inter.
Ishte sulmuesi i rri i cili shprehu dëshirën që ka klubi në këtë kualifikim. Ai tha se qëllimi i tyre është të kualifikohen në finale në këtë kompeticion. Ku të tregojnë më tej potencialin e skuadrës. Sezon ku ata e kanë shfaqur më mirë cilësinë e tyre dhe tregojnë për të gjithë mundësitë e sezonit. Vlerësimi i tij ishte për ekipin kundërshtat. Ku bëri dhe një specifikim për dy prej lojtarëve atje.

Inter vjen shumë më pesimist në këtë ndeshje. Ata humbën mundësinë në Kupën e Italisë përballë Milan. Po ashtu humbja e tyre në fundjavë në Serinë A, e bën ekipin shumë më të thyeshëm. Mbeten të dytët në këtë kampionat.
Yamal është hera e parë që do të jetë pjesë e një ndeshje gjysëmfinale në Champions. Edhe pse një sfidë e re i riu u shpreh se është tërësisht i gatshëm për këtë sfidë .
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.