PSG triumf në angli, një hap më I sigurt në finale

PSG triumf në angli, një hap më I sigurt në finale

PSG arriti të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale. Përballe Arsenalit në “Emirates” ata arritën të marrin një fitore 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Ishin pikërisht francezët që e nisën këtë sfidë duke qenë shumë më luftarakë. Mundën që të shënonin që në minutën e tretë. Kjo pas një aksioni tepër të mirëmenduar prej dyshes Ousmane Dembele dhe Kvitcha Kvaratskhelia.

Dembele i cili luante në krah arriti të gjente gjeorgjianin i cili arriti të penetronte topin në zonë. Më pas një kalim i bukur përsëri për Dembele. Ku me një goditje të bukur arrin të gjejë portën. Gol i cili theu akullin e sfidës dhe premtoi më shumë rritëm në këtë lojë.

Arsenali nuk ndenjti në pritje pas këtij goli të befasishëm. Duke qenë në minutat e para të lojës ekipi nuk u step aspak. Ata vazhduan për të ndryshuar rezultatin. Desire Doue ishte shumë pranë golit, por nuk u finalizua për shkak të një pritje që bëri Raya. Aksionet e shumta në zonë bënë që ekipi anglez në minutën e 38 të kërkonte për një penallti. Ishte pikërisht Mikel Merinos i cili u rëzua në zonë për të bërë një kërkesë e cika nuk u vlerësua prej gjyqtarit.

PSG triumf në angli, një hap më I sigurt në finale
PSG triumf në angli, një hap më I sigurt në finale

Martinelli kishte përsëri dy raste të mira në minutën e 40 dhe 45, por nuk mundi të mposhtë në përballje Gigi Donnarumman.

Arsenal arriti të gjejë portën me fillimin e pjesës së dytë. Një gol i cili erdhi prej Merinon me një goditje me kokë. Por pas tre minutash ishte pikërisht VAR që e cilëson si të parregullt. PSG arrin triumf duke besuar në kupë këtë sezon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.