Sezoni futbollistik i sivjetshëm për korcarët nuk ishte mjaftueshëm i thjeshtë. Ekipi korcar me një vështirësi të madhe u ndesh duke u lakuar shumë herë si ai që do të përcaktonte rënien në këtë sezon. Sëknderbeu, ndër ekipet me më shumë histori në futbollin shqiptar fatkeqësisht ra nga kategoria Superiore. Humbje e madhe për ekipin i cili ka bërë të mundur shkrimin e historisë në përfaqsësimet europiane.
Tashmë, ata shkojnë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Goditje kjo e cilq mund të ndikojë në gjendjen e lojtarëve dhe mbështetësve. Por, thjeshtë një prej atyre momenteve që futbolli e garanton. Skuadra korcare e cila është duke vuajtur ende dënimin për shkak të dyshimit për trukim ndeshjesh.
Një vendim i cili është ende me shumë paqartësi dhe mjegull që e shoqëron. Vuan largimin prej europës në pesë sezone. E ardhmja e tyre do të jetë shumë më e ndritur duke qenë se shuajnë dhe periudhën e dënimit, duke shkuar në sezonin e fundit me mangësinë për përfaqësim.

Në lidhje me këtë goditje për ekipin ka reaguar dhe Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardjan Takja. Ai ka shprehur si fillim ndjesën ndaj të gjithë mbështetësve duke e cilësuar si një mundësi për rikuperim.
Drejtuesit do të marrin kohën e tyre për të bërë ndryshinet e nevojshme në ekip për të sjellë formën më të mirë. Ai shprehet i sigurt se e ardhmja do të jetë më e mirë. Duke kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen e tifozërisë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.