Jonathan David është shndëruar në një ndër lojtarët më të kërkuar. Me një seri ekipesh që janë në tratativa të ndryshme për ta bërë pjesë të ekipit të tyre. Kërkimi, është shndëruar në një sagë më vete ku secili prej tyre është në kërkim të vazhdueshëm. Me një seri kërkesash po asnjë ekip nuk ka bërë të mundjr hapin vendimtar deri më tani. Megjithatë, janë disa zëra që e bëjnë shumë më të sigurt lëvizjen e tij. Inter, mendohet se është drejt përfundimit të një marveshje me futbollistin e rri.
Sulmuesi i cili luan me Lille është shndëruar në një nga emërat më të rëndësishëm në këtë merkato. Ai ka mundjr që në këtë sezon të jetë realisht prezent duke shënuar plot 25 gola dhe të shërbejë 11 asise. Me kontratën e cila skadon në qershor të këtij sezoni ai është kthyer në një objektiv për shumë prej ekipeve të mëdha që janë në kërkim. Bëhët fjalë për Liverpooli, Arsenali, West Hami, Newcastle dhe Marseille. Ekipe të cilat kanë qenë vazhdimisht në ndjekje të tij gjatë këtij sezoni.

Më i vendosur duket se është Inter i cili mesa duket ka një qëllim të qartë për afrimin e David. Zikaltërit në këtë merkato mendohet se do të humbasin dy prej sulmuesve të tyre. Correa dhe Arnautovic nuk do të jenë më pjesë e ekipit. Kështu që afrimi i David duket si opsioni më i mirë për një zvendësim të denjë. Me një transaksion i cili mund të shkojë deri në vlerën e 70 milion eurove ata janë të gatshëm që të bëjnë këtë afrim tepër të rëndësishëm për ekipin e tyre.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.